“Ndejë Bajrami nga karantina”, Gresa Behluli ia thotë këngës në shtëpi

Gresa Behluli nuk e ndali këngën në festën e Bajramit.

Sivjet më shumë se kurdo, emra të njohur të estradës kanë qenë më pranë familjarëve të tyre.

Kjo për shkak se u janë anuluan të gjitha mbrëmjet muzikore për arsye të parandalimit të përhapjes së virusit Covid-19.

Por ky fakt nuk e ka ndaluar këngëtares Gresa Behluli që t’ia thotë këngës në shtëpi.

Ajo me ndjekësit e ka ndarë një video pranë të cilës ka shkruar se ndejën e Bajramit po e bën në karantinë.

“Bajram party nga karantina 😁”Dy te dashura qe i kam”Live nga shtëpia 😊🎶🎶🎶🎤”, ka shkruar Gresa.

https://www.instagram.com/p/CAlX5ZZA9ME/?utm_source=ig_embed