Ndau çiftin që e priti në shtëpi si refugjate, policia në Angli shpall në kërkim ukrainasen

Policia në Britaninë e Madhe është vendosur në kërkim të një refugjateje ukrainase, e cila pushtoi faqet e para të mediave në ishull pasi “i rrëmbeu” burrin një nëne me dy fëmijë, 10 ditë pasi çifti i hapi derën e shtëpisë për ta mirëpritur pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Shpallja e një urdhërarresti për 23-vjeçaren Sofiia Karkadym u bë pasi ajo nuk u shfaq në një seancë gjyqësore, ku do të shqyrtohej akuza për sulmin sulmin nga ajo ndaj një oficeri policie.

E reja ukrainase duhej të paraqitej para gjykatësve në Bradford për t’u përgjigjur për incidentin me policinë, kur oficerët u thirrën në shtëpinë e ish të dashurit të saj Toni Garnett, teksa Sofia mblodhi gjërat e saj dhe u largua pasi e kishte ndarë atë më parë nga bashkëshortja.

Dyshja u lidhën vetëm 10 ditë pasi Toni dhe partnerja e tij prej dhjetë vitesh Lorna mirëpritën Sofian në shtëpinë në Bradford, ku ata jetonin me dy fëmijët e tyre.

Lorna i tha më parë The Sun se Sofia sapo ka hyrë në shtëpinë e tyre nisi të vishte bluza të shkurtra dhe vendoste grim për t’i bërë përshtypje Tonit.

Ajo rrëfeu se në një kohë të shkurtër nisi të ndihej si “gomë rezervë” dhe e padëshiruar në shtëpinë e saj, teksa shihte të thyhej marrëdhënia me bashkëshortin, i cili iu vardis ukrainases.

Toni dhe Sofia më pas u vendosën në një vilë me qira në Bradford pasi ai braktisi Lornëm dhe fëmijët e tyre.

Por ai po ashtu u nda me të dashurën e re ukrainase disa muaj më vonë. Toni tha se pika e fundit erdhi pas një debati në shtator teksa festonte ditëlindjen e tij të 30-të në folenë e tyre të re të dashurisë.

Por çifti mbajti kontakte dhe ai madje vizitoi ish-in e tij në Ukrainë pasi kaloi kufirin nga Polonia.

Pasi u takua me familjen e saj pranë Lviv, Toni dhe Sofia u kthyen në Yorkshire në dhjetor për t’i dhënë gjërave një tjetër drejtim. Duket se çifti janë ndarë edhe një herë, me Tonin që zbuloi në shkurt se marrëdhënia e tyre ishte “e komplikuar”.