Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka njoftuar se kanë pranuar raportin e Komisionit për Buxhet e Financa mbi projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2024.

Zemaj ka thënë se kishte propozuar katër amandamente për disa projekte që sipas tij, janë domosdoshmëri për qytetarët që jetojnë në ato vende.

Deputeti i LDK-së ka thënë se njëri amandament ishte për ujë të pijes, tjertri për turizëm zhvillimor, sport dhe trashëgimi humane dhe të kujtesës së luftës për liri.

“Kjo qasje e keqe e pushtetit dhe trajtimi subjektiv i buxhetit të popullit është e dëmshme dhe refuzuese. Është tepër keq kur një pushtet i privon taksapaguesit nga të mirat që u takojnë”, ka shkruar Zemaj nga LDK.

Mes të tjerash, ai ka pohuar se do të vazhdoj betejën që të kërkoj përkrahjen e deputetëve të Kuvendit për këto amandamente.

“Besoj që deputetët e shumicës nuk janë vetëm instrument vote, por kanë edhe dinjitet të tyre”, ka thënë tutje ai.