Tragjike

Ndarja tragjike nga jeta e futbollistit në fushë, reagon Federata Shqiptare e Futbollit

Ngjarje tragjike ajo e ndodhur midis Egnatias dhe Partizanit, ku futbollisti Rafael Duamena humbi jetën pas një kolapsi në fushë.

Federata Shqiptare e Futbollit me anë të një komunikate në faqen zyrtare nga shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen e parakohshme nga jeta të kapitenit të Egnatias.

KOMUNIKATA ZYRTARE:

Federata Shqiptare e Futbollit shpreh tronditjen e thellë për tragjedinë e ndodhur sot gjatë ndeshjes së javës së 13-të të “Abissnet Superiore”, Egnatia-Partizani.

Futbollisti Rafael Duamena ka humbur ndjenjat gjatë ndeshjes dhe pas ndërhyrjes së parë të mjekëve në fushën e lojës është transportuar me ambulancë për në spital.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve specialistë dhe të gjitha përpjekjeve të mëpasshme për ta rikthyer në jetë, futbollisti për fat të keq ka ndërruar jetë.

FSHF i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Duamena dhe klubit të Egnatias për këtë humbje të madhe dhe ngjarje që ka shokuar të gjithë komunitetin e futbollit shqiptar.

Federata e Futbollit bën me dije se të gjitha ndeshjet e programuara për këtë fundjavë në të gjitha kampionatet e futbollit në Shqipëri do të shtyhen në një moment të dytë.