Ndarja me Kejsin i habiti të gjithë/ Stresi në shoqërinë e brunes seksi

Ndarja e reperit Stresi nga bashkëshortja Kejsi ka qenë një nga lajmet më të komentuara ditët e fundit në media.

Dyshja nuk e ndiqte më njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe Keisi kishte fshirë të gjitha fotot dhe videot me Stresin dhe madje e kishte hequr edhe mbiemrin Lushaj nga bio i saj.

Ata kanë qenë aktiv këto kohë dhe kanë publikuar vazhdimisht foto dhe video teksa ndonëse të ndarë kanë treguar se vazhdojnë përditshmërinë e tyre normalisht dhe nuk kanë reaguar aspak për lajmet e ndarjes.

E ndërkohë që të gjithë po flasin për ndarjen e Stresit dhe Kejsit, reperi është fotografuar me një tjetër femër e cila quhet Megi ku siç ka treguar dhe ai është modelja për klipin e tij të ri.

loading…