Ndalohet zyrtari i Komunës së Shtimes për keqpërdorim të pozitës

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se sot në orën 16:00 me urdhër të Prokurorit ka ndaluar T.S., zyrtar në Komunën e Shtimes.

Sipas kësaj prokurorie, ai është ndaluar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.