Ndalohet rapsodi që thotë në këngën e tij se duhet zhdukur Albin Kurti dhe Shkëlzen Gashi

Edhe një kosovar me letra suedeze po dyshohet për vepër të paligjshme.

Veçse rapsodi Nuredin Gashi, po shihet si kërcënues për ish-kryeministrin Albin Kurti.

Andaj për shkak të këngëve të tij me gjuhë dhune, u ndalua me të ardhur në Kosovë.

Gashi i quajti Shkëlzen Gashin dhe Albin Kurtin tradhtarë.

E posa mbërriti në Kosovë, Nuredin Gashi u ndalua nga Policia e Kosovës.

Shkas ishte pikërisht kjo këngë, për të cilën dikush e denoncoi.

Megjithatë, Gashi mohon të ketë kërcënuar Kurtin apo ish-këshilltarin e tij.

Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.