Lajmi i fundit

Ndalohet për 48 orë burri që rrahu brutalisht gruan e tij në Prizren

Sot ka qarkulluar në media një video, ku një burrë shihet duke e rrahur brutalisht gruan e tij.

Raportohet se rasti ka ndodhur në Prizren, ditë më parë.

I dyshuari sot është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.