Policia e Kosovës ka ndaluar një person të dyshuar për prezentim të rrejshëm.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, njësia patrulluese e policisë në fshatin Sarpel të Leposaviqit, dje ka hasur të dyshuarin mashkull kosovar i cili kishte veshur një xhaketë me mbishkrimin “Police”.
Bazuar në njoftimin e policisë, i dyshuari nuk është pjesë e policisë.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit, i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.







