Çedomir Stojkoviq

Ndalohet nga policia serbe avokati Stojkoviq – Musliu jep detaje nga rasti

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq raportohet se gjatë kthimit në Serbi është ndaluar nga policia serbe në pikën kufitare Tabanoc.

Stojkoviq kishte qëndruar ditën e enjte në kompleksin memorial në Prekaz, ku edhe kishte vendosur lule mbi varrin e Blerina Jasharit, 7-vjeçares që u vra nga forcat ushtarake serbe gjatë sulmit mbi familjen Jashari në mars të vitit 1998.

Agim Musliu, drejtor i Institutit” Octopus” shkruan në profilin e tij në “X” se avokati Stojkoviq po merret në pyetje nga agjentët e BIA-s.

“Çedomir Stojkoviq ndalohet në kufirin e Tabanocit nga policia serbe! Sekuestrohet pasaporta, përballë marrjes në pyetje nga agjentët e BIA-s”, thotë Musliu.

Homazhe në kompleksin memorial Adem Jashari, një vit më parë, më 17 shkurt në 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, kishte bërë edhe Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Nikola Sanduloviq, i cili gjithashtu kishte vendosur lule mbi varrin e Besartës.

Ai para pak ditësh është rrahur brutalisht nga BIA serbe dhe është arrestuar, pasi më 2 janar të këtij viti në platformën X kishte postuar një video duke thënë se “Jam i vetmi politikan nga Serbia që kam ardhur për të nderuar viktimat e pafajshme shqiptare, familjen Jashari, në Prekazi. Unë kërkova falje në emër të serbëve që nuk e bënë këtë”.

VIDEO BONUS: Stojkoviq, avokati i politikanit serb, viziton muzeun e familjes Jashari, tmerrohet nga krimet serbe