Prokuroria Themelore e Pejës ka marrë aktvendim për ndalimin e shoferit të trenit që mbyti sot 51 vjeçarin në hyrje të Pejës.

Prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me njësitë e tjera relevante policore për ekzaminimin e vendit ku ka ndodhur rasti.

Prokurori kujdestar ka marrë aktvendim për ndalimin 48 orësh të shoferin të trenit. Ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion. Rasti ka ndodhur në hyrje të Pejës.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.