Veri

Grafite “me përmbajtje të përçarjes”, shoqërohet në Polici i mituri në veri të Mitrovicës

Një i mitur është ndaluar në Mitrovicë të Veriut për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit.

Sipas Policisë, i mituri kishte shkruar grafitë me përmbajtje përçarëse.

I dyshuari është liruar më pas.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që kishte shkruar disa grafit me përmbajtje të përçarjes. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.