Ndalohet edhe një ish-ushtar i UÇK-së me fletëarrest të Serbisë

Me fletëarrest të shtetit serb, edhe një pjesëtar tjetër i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është ndaluar.

Mësohet se bëhet fjalë për Ejup Hoxhën, i cili u ndalua dje nga policia italiane, shtet në të cilin ai jeton bashkë me familjen prej 15 vitesh.

Ndërsa familjarët kanë bërë të ditur se Hoxha është liruar pas intervistimit.

“Sapo mora lajmin më të mirë për vëlluan, shokun tem, komandantin e tri lufëtarave, Ejup Hoxha, që sot është liruar nga fletarresti që ia ka bërë shteti italian nga Serbia”, ka thënë një i afërm.

Kujtojmë që me fletëarrest të lëshuar nga Serbia, në Maqedoninë Veriore është ndaluar para tre javësh edhe Tomor Morina, derisa dje Gjykata Penale në Shkup tha se nuk ka bazë për ekstradimin e tij në Serbi.

loading…