Ndalohen tre persona që lidhen me procesin zgjedhor

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë gjithë ditës së sotshme lidhur me procesin zgjedhor për balotazh, për Kryetar komune, nga rastet e trajtuara, ka evidentuar katër (4) raste me pesë (5) persona, prej tyre tre (3) persona janë në ndalim, ndërsa dy (2) persona në procedurë të rregullt.

Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka trajtuar dhe është duke trajtuar me kujdes çdo informacion dhe rast që është paraqitur tek organet e rendit që lidhen me procesin zgjedhor.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se do të vazhdoj të përcjellë procesin zgjedhor deri në numërimin përfundimtar të të gjitha votave.