Ndalohen tre persona për tentim vrasje në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar tre persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprave penale ‘’Vrasje në tentativë’’ dhe ‘’Pjesëmarrje në rrahje’’.

Sipas Prokurorisë ekziston dyshimi i bazuar, se më 12 nëntor 2018, në Gjilan, të dyshuarit I.C., dhe E.A, tentojnë t’i privojnë nga jeta të dëmtuarit M.B. dhe E.H., në atë mënyrë që i pandehuri I.C., e godet dy herë me thikë në shpatull dhe në bel të dëmtuarin M.B., kurse i pandehuri tjetër, po ashtu e godet të njëjtin, dy herë me një kaçavidë në gjoks dhe stomak.

Ndërsa, i pandehuri I.C., e godet me thikë edhe të dëmtuarin tjetër E.H., me ç’rast iu shkaktojnë lëndime trupore, për të cilat detyrohen të kërkojnë ndihmë mjekësore.

Me këto veprime, të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘’Vrasje në tentativë’’.