LAJMI I FUNDIT

Ndalohen për 48 orë dy të dyshuara për keqtrajtimin e 3-vjeçarit në kopsht

Dy të dyshuara për keqtrajtimin e 3-vjeçarit në çerdhen publike “Gëzimi ynë” në Fushë-Kosovë, janë ndaluar për 48 orë.

Policia e Kosovës ka intervistuar lidhur me këtë rast tre persona të dyshuar, dy edukatore e një kuzhiniere.

“Pas përfundimit të fazës preliminare të veprimeve hetimore, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, policia inicioi një hetim në drejtim të veprës penale ‘Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike’, dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarave: N. M, femër, 64 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, si dhe N. H, femër, 56 vjeç, shtetase Republikës së Kosovës, u shqiptua masa e ndalimit prej 48 orësh”, raporton Policia e Kosovës.