Prokuroria Speciale e Kosovës ka ndaluar dy persona për 48 orë nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Hyrje në sistemet kompjuterike”, “Mashtrimi” dhe “Shpërlaja e parave”.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar sot dy të pandehur për 48 orë.

Për të njëjtit ekziston dyshimi se kanë kryer veprat penale: Hyrje në sistemet kompjuterike nga neni 327 i KPRK-së, Mashtrimi nga neni 323, si dhe Shpëlarja e parave nga neni 302 i KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë rast janë sekuestruar mjete materiale prej një mijë eurosh, pajisje elektronike si dhe dy vetura.