Zveçan

Ndalohen dy shtetas të huaj në Zveçan – kaluan ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë

Dy persona shtetas të huaj janë ndaluar në Zveçan nga ana e Policisë së Kosovës.

Siç njofton policia, të njëjtit u ndaluan pasi që kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia për në Kosovë.

“Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj shtetas të huaj, pasi që me veturë kanë kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia.