Ndalohen dy persona, dyshohet se dhunuan të miturën nën 16 vjet

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, sot ka ndaluar dy persona, të pandehurit S.H. dhe V.L., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’, të Kodit Penal të Kosovës.

Dyshohet se të pandehurit gjatë muajve shkurt dhe mars, në Komunën e Gjilanit, e kanë keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën e mitur nën moshën 16 vjet.

Të pandehurit me vendim të prokurorit gjenden në ndalim 48 orësh dhe ndaj tyre brenda afatit ligjor do të kërkohet masa e sigurisë nga Gjykata kompetente në Gjilan.