Ndalohen dy dasma dhe mbyllen dy pishina në Pejë

Policia e Kosovës ka iniciuar procedurë ndaj katër personave në Pejë, pasi të njëjtit nuk i kishin respektuar masat e qeverisë kundër koronavirusit duke i mbajtur pishinat hapur dhe organizuar dama.

Sipas policisë, në dy pishina kishte numër të lartë të personave, ndërsa janë ndërprerë edhe dy ahengje familjare të cilat ishin organizuar në shtëpi.

Në Istog është arrestuar një person pasi nuk i kishte respektuar masat kundër koronavirusit.

Njoftimi i policisë:

Pejë 02.08.2020 – 13:00. Është inicuar procedurë ndaj të dyshuarit mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë, pasi që në pishinën e tij kishte të pranishëm rreth 300 persona. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Pejë 02.08.2020 – 13:30. Është inicuar procedurë ndaj të dyshuarit mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë, pasi që në pishinën e tij kishte të pranishëm rreth 100 persona. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Pejë 02.08.2020 – 15:30. Është inicuar procedurë ndaj të dyshuarit mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë, ku ka organizuar aheng në oborrin e shtëpisë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Pejë 02.08.2020 – 16:20. Është inicuar procedurë ndaj të dyshuarit mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë, ku ka organizuar aheng në oborrin e shtëpisë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Istog 02.08.2020 – 19:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.