Ambasada amerikane në Prishtinë kërkon bashkëpunim në rajon dhe bën thirrje për t’u shmangur retorika e politizuar.
SHBA-të kanë inkurajuar dhe vazhdojnë të mbështesin bashkëpunimin rajonal në mbështetje të mirëqenies së qytetarëve – përfshirë këtu luftën kundër pandemisë COVID-19. Ne i ftojmë të gjitha palët që të shmangin retorikën e politizuar dhe të bashkohen rreth zgjidhjeve praktike për të lehtësuar lirinë e lëvizjes së furnizimeve mjekësore dhe mundësohet personelit t’i monitoroj komunitetet e prekura. Le t’i vendosim jetët e njerëzve në rend të parë”, thuhet në kumtesën e Ambasadës amerikane.
Javën e kaluar është raportuar për ndaljen e 20 mjekëve serbë në pikën kufitare të Merdares.
Qeveria e Serbisë kishte dalë javën e kaluar me një komunikatë ku akuzonte autoritetet kosovare se kanë penguar mjekët, që sipas saj, kanë lindur e janë rritur në Kosovë.
Komunikata e Qeverisë së Serbisë shton se mjekët që ishin nisur drejt Kosovës, janë të lindur dhe rritur në Kosovë. Zyra për Kosovën në qeverinë serbe ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe përfaqësuesit e saj në terren që të marrin pozicionin më të rreptë ndaj Kosovës.







