Ndalimi i telefonave në shkolla, Bytyqi: Do të rrisë cilësinë

Vendimi për ndalimin e përdorimit të telefonave nga nxënësit dhe mësimdhënësit do të rrisë cilësinë e procesit mësimor.

Kështu tha ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi gjatë një konference për media, ku theksoi se me këto veprime po i ngrisin në një nivel tjetër shkollat në Kosovë.

Ministri Bytyqi këtë vendim e ka marrë duke pasur për bazë ankesat e mëdha që kanë pasur nga drejtorët e shkollave, prindërit, por dhe vet nxënësit.

Ai tha se me këtë vendim do të rrisë vetëdijen e nxënësve se telefoni gjatë procesit mësimor është vetëm pengesë. Ndërsa, theksoi se telefoni aktualisht nuk përdoret për nxërjen e dijës në shkollat tona.

Bytyqi shtoi se në muajin e ardhshëm do të sqarohen gjitha gjërat sa i përketë këtij vendimi, pasi deri atëherë pritet të dal udhëzuesi dhe të implementohet gjithë vendimi.

Përrndryshe janë edhe disa vende tjera, përfshirë edhe Shqipërinë që kanë ndaluar përdorimin e telefonave në objekte shkollore.