Ndalimi i peshkut kosovar, paralajmërohen masa reciproke ndaj Maqedonisë së Veriut

Për ndalimin e peshkut të Kosovës nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka paralajmëruar masa reciproke ndaj këtij shteti fqinjë.

Ministri Shala pohon se ankesa e prodhuesve kosovarë për shkeljen e marrëveshjes së CEFTA-s nga ana e Maqedonisë së Veriut është dorëzuar në sekretariatin e CEFTA-s dhe presin reagimin e tyre të shpejt.Po ashtu, edhe komuniteti i biznesit dhe prodhues të peshkut janë shprehur të shqetësuar me vendimin e institucioneve maqedonase të marrë më 1 qershor.Pronar i “Trofta” në Istog, Ismail Bytyqi thotë për KosovaPress, se shteti maqedonas obligon bizneset për çdo maunë me peshk të paguhet 700 euro. Kjo për “Trofta”, është shumë problematike ku do të dëmtohen mjaft si prodhues të peshkut.

Pronari i “Trofta”, që është anëtare e Odës së Afarizmit të Kosovës(OAK), kërkon nga MTI-ja që të marrin masa reciprociteti në produktet e Maqedonisë.
Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) fillimisht kishte shprehur shqetësimin për vendimin që ka marrë Republika e Maqedonisë së Veriut për ndalimin e shtijës së rasadit të Peshkut nga Kosova, shqetësim ky që është pranuar nga biznesi anëtar ‘Trofta’, në Istog.

Edhe drejtori programor në Institutin e Riinvest, Visar Vokrri pohon për KosovaPress, se ky vendim nuk është rasti i parë, kur Maqedonia e Veriut, apo ndonjë shtet tjetër anëtare i marrëveshjes së CEFTA-s, aplikon barriera të tilla tregtare në raport me Kosovën, ndonëse kësaj radhe Maqedonia ka vendosur të ndaloi eksportimin e produkteve të peshkut nga Kosova.

Vokrri kërkon masa reciproke në raport me Maqedoninë, jo për produktin e peshkut, por për ndonjë produkt tjetër i cili shtynë palën maqedonase që ta rikonsiderojnë këtë masë.Po ashtu, edhe Klubi i Prodhuesve ka reaguar ndaj vendimit që ka marrë Republika e Maqedonisë së Veriut për ndalimin e importit të peshkut nga Kosova, ndalesë e cila vjen nga rregullorja për import dhe transit, ku listës së vendeve të treta u ndalohet importi i peshkut të gjallë, i cili është për rritje apo shitje e që janë me prejardhje nga Kosova, por që në asnjë pjesë të rregullores nuk tregohen arsyet e këtij ndalimi.

loading…