Ndalimi i aktivisteve feministe, reagon Halimi: Pushteti po tenton të disiplinojë këdo që mendon ndryshe

Aktivistet feministe Neri Ferizi dhe Anita Mjeku janë ndaluar për 48 orë nga Prokuroria pas protestës së djeshme kundër vrasjes së grave që u mbajt në Prishtinë.

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se pushteti në vend se të jap përgjegjësi për mos mbrojtjen e grave, po ” tenton të disiplinojë këdo që mendon ndryshe”.

“Dy aktivistet ende mbahen padrejtësisht në paraburgim, sepse protestuan me të drejtë kundër vrasjes së grave. Pushteti i cili kontrollon gjithçka, në vend se të japë përgjegjësi për mosmbrojtjen e grave dhe vajzave, nëpërmjet shembujve të tillë, tenton të disiplinojë këdo që mendon ndryshe!”, shkruan ajo.