Drejtuesit dhe volejbollistët e klubit “Radan” nga Lebana janë kthyer mbrapsht nga pika kufitare në Mutivodë në kufirin Kosovë-Serbi.
Sipas mediave serbe, ata nuk janë lejuar të hyjnë në Kosovë pasi që nuk kishin leje dhe as dokumentacion që arsyeton ardhjen e tyre në vendin tonë.
Klubi i volejbollit “Radan” dhe klubi “Vidovdan” nga Graçanica është dashur ta zhvillojnë ndeshjen në Graçanicë, shkruan Ballkani.info.
Nga të dy klubet kanë shprehur keqardhje për këtë ndalesë të Policisë së Kosovës.
Edhe më herët në Kosovë nuk janë lejuar të hyjnë klube dhe zyrtarë serbë që nuk kanë leje nga institucionet e Kosovës.
Në vazhdimësi këto vizita janë keqpërdorur për të nxitur urrejtje ndaj shtetit të Kosovës. /Ballkani.info/







