Opozita ka qëndrime të ndryshme karshi vendimit të kryeministrit Haradinaj përr taksën 100 %. Lidhja Demokratike është kundër kësaj takse meqë sipas përfaqësuesit të partisë, Gazmend Muhaxheri, njëherësh kryetar i Pejës, nuk janë menduar pasojat.
Sipas tij, akterët kryesor të shtetit përmes një vendimi të madh të marrë përmes thirrjeve telefonike.
“Për me marrë shteti veprime duhet që institucionet e këtij shteti duhet të kenë strategji, nuk mundet që akterët kryesorë të këtij shteti me marrë një vendim përmes telefonit, hajde po ja bëjmë kështu Serbisë. Kështu po thonë këta vetë”, ka thënë Muhaxheri në Rubikon.
Për dallim nga LDK-ja, Lëvizja Vetëvendosje e përkrah taksën dhe rezistimin e kryeministrit Haradinaj karshi presioneve për heqjen e kësaj mase. Ndonëse sipas tij qëndrimet e shefit të kabinetit, Avni Arifi, se në rast të një formati tjetër të bisedimeve, taksa mund të pezullohet, tregon se kjo mund edhe të ndodh para se të arrihet ajo çfarë kryeministri Haradinaj po vazhdon ta ritheksoj: “mos heqja e taksës deri në njohjen e Serbisë ndaj Kosovës”.
“Nga konferenca po duket që kryeministri është i gatshëm të mbajë taksën. Ne si Lëvizje Vetëvendosje mendojmë që vendimi është i duhur edhe pse nuk është menduar për pasojat. Është përgjigje shumë e qartë karshi Serbisë, ka bërë që qytetarët dhe Kosovën të ndjehet shtet”, ka thënë Aliu.
“Nëse fillojmë të themi që nëse do të kemi ndonjë ofertë të ndonjë konference kjo i bie që para se të arrihet marrëveshja ne mund ta heqim masën dhe e dyta deklarata e [Uran] Ismailit që nëse na thotë Amerika, i bie që nëse s’je me Amerikën, je me Rusinë”, theksoi ai.
“Nuk do të duhej të hiqej taksa pa ndryshuar qëndrimi i Serbisë e që është çështja e njohjes”, ka thënë deputeti Aliu.







