Në moshën 70 vjeçare ka vdekur regjisori i njohur shqiptar Vladimir Kasaj.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët përmes rrjeteve sociale, ku njoftohet se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 14:00.
“Të nderuar të afërm dhe miq,me trishtim të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të njeriut tonë të dashur, bashkëshortit dhe babait Vladimir Kasaj. Varrimi do të bëhet në orën 14.00 në Sharrë duke u nisur nga agjencia funerale Alba 2000, pranë Medresesë, Rruga e Dibrës 302. Vizitat do te kryhen po pranë kësaj agjencie, ditën e martë date 09/11 nga ora 09:00 deri në 13:00 dhe 16:00 deri ne 20:00. Familja”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Kasaj njihet për veprimtarinë e tij, si autor i shumë filmave si “Flaka e maleve”, “Ditët që sollën pranverën”, “Streha e re” dhe “Rikonstruksioni”.







