Ndahen çifti i njohur pas tri vjetësh lidhje

Çifti i njohur, Bella Thorne dhe Benjamin Mascolo i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Lajmin e ka konfirmuar përmes një postimi në Instagram vetë artisti italian.

“I uroj vetëm me të mirën këtij personi dhe do të jem gjithmonë pranë saj. Të dua”, ka shkruar ai ndër të tjera në një deklaratë të gjatë.

Sipas People, dyshja janë ndarë në mënyrë miqësore.

“Oraret e tyre kontradiktore çuan në një ndarje të madhe kohe që përfundimisht rezultoi në ndarje”, tha një burim i brendshëm për gazetën.

Kujtojmë që Mascolo, 28-vjeç, i propozoi Thorne, 24-vjeçe, në mars pas gati dy vitesh lidhje.