Ndahen 3 milionë euro për barna

Qeveria e Kosovës ka vendosur të premten për rialokim të tre milionë eurove për blerjen e barnave deri në fund të vitit.

Kjo sepse Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i kishin mbetur në konto vetëm 150 mijë euro të pashpenzuara për furnizim me barna e materiale shpenzuese deri më 1 janar 2023.

Kujtojmë se, për 9 muaj sivjet, SHSKUK-ja ka shpenzuar rreth 24 milionë euro për barna.