Ndahen 200 mijë euro për konsulencë të jashtme për Kompleksin “Adem Jashari”

Qeveria e Kosovës ka aprovuar kërkesën e Komisionit Ndërministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, i themeluar me vendim të Qeverisë të datës 29 janar 2019

Me këtë rast Qeveria ka ndarë 200 mijë euro për angazhimin e një konsulence të jashtme për Kompleksin.

Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që të aprovohet kjo kërkesë.

Postimi i plotë:

Kabineti Qeveritar, duke vepruar sipas kërkesës së Komitetit Ndërministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në mbledhjen e sotme ka ndarë mjete financiare në shumë prej 200 mijë eurosh, që do të përdoren për nevojat e realizimit të këtij projekti. Po sot kanë marrë aprovimin e kabinetit qeveritar edhe nismat për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare të Ministrisë së Financave dhe Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), për financimin e projektit “Parku Inovativ Trajnues në Prizren” dhe nisma për marrëveshjen ndërkombëtare ne mes të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar(GIZ) për bashkëfinancimin e Projektit CETEP, që parasheh krijimin e vendeve të reja të punës, përmes promovimit të eksportit. RH