Ndahen 2.8 milionë euro për RTK-në

Qeveria e Kosovës në mbledhje e mbajtur në formë elektronike gjatë ditës së sotme ka marrë vendim që të ndaj mjete financiare në vlerë prej 2 milionë e tetëqind mijë euro për Radio Televizionin e Kosovës.

Kjo ndarje do të bëhet për periudhën janar-mars 2021.

“Kjo shumë e ndarë për RTK-në do të jetë subjekt i rishikimit nga Komisioni përkatës për Buxhet dhe Transfere në Kuvendin e Republikës së Kosovës, menjëherë pas themelimit të tij. Nëse ky komision konsideron se këto ndarje nuk janë të pranueshme, obligohet Thesari i Republikës së Kosovës që të bëjë ndalesën dhe të kompensojë këtë shumë nga tremujorët vijues, me qëllim që vetëm shuma e aprovuar nga Komisioni të mund të shpenzohet dhe arsyetohet brenda vitit fiskal 2021 nga RTK”, theksohet në komunikatën e dërguar nga Zyra e Kryeministrit.