Nazim Gagica kandidat i Aleancës për kryetar të Gjilanit

Aleanca për Ardhërinë e Kosovës (AAK), sot ka promovuar kandidaturën për të parin e Gjilanit, ku kandidat për këtë komunë do jetë Nazim Gagica.

Ndër të pranishëm fjalën e mori kreu i AAK-së ku tha se, sa herë që ka ardhur në Gjilan është ndjerë i mirëpritur prej strukturës së Aleancës, prej njerëzve, prej familjeve atdhetare, prej intelektualëve, prej njerëzvë të ekonomisë, sportit, të fesë kështu duke ndjerë një ngrohtësi sa herë që ka qenë në Gjilan.

“Kur isha kryetar Qeverie këtë dashuri njerzore, këtë ngrohtësi të juajën që e kam ndier çdo herë ta respektojë edhe me punë që i kemi kryer nga Qeveria edhe ju sigurojë që disa projekte shumë të mëdha, shumë kapitale nuk ka qenë lehtë me i kry, me i vendos, me i sjellë ato investime për Gjilan. Njëkohësisht edhe për krejt këtë trevë e po ashtu edhe disa vendime për prona që ia kemi aloku komunës, të cilat kanë qenë shumë me mungesë për komunën. Pra kemi bërë veprime që vërtet e iniciojnë jetën e juaj përveq atyre nacionale që krenohemi me to si Ushtria, Trepça, Pavarësimi energjetik e plotë punë tjera”.

Ai tha se këtë po e shpreh për shkak se edhe në të ardhmen Aleanca do të respektojë votën e gjilanasve dhe se vota e tyre nuk do jetë e humbur.

“Vota e qytetarit të Gjilanit do ti kthehet qytetarit të Gjilanit edhe në mënyrën si ua kanë kthyer drejtorët tonë”.