Navalny transferohet në spitalin e burgut

Shërbimi korrektues i Rusisë ka bërë të ditur se sot ka vendosur ta transferojë opozitarin Alexei Navalny në një spital për të burgosurit.

Ky shërbim ka njoftuar se shëndeti i politikanit 44 vjeçar është në gjendje të kënaqshme dhe se tani ai po kontrollohet nga mjekët çdo ditë, shkruan Reuters.

Kujtojmë se gjendja shëndetësore e Navalny është përkeqësuar pasi që i njëjti ka hyrë në grevë urie për ta kundërshtuar keqtrajtimin që po I bëhet nga personeli I burgut.

Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje.