Navalny në paraqitjen e parë publike pas arrestimit kritikon Putinin

Lideri opozitar i Kremlinit, Alexei Navalny, është paraqitur në gjykatë nga burgu, me kokë të qethur dhe me pamje jo të mirë të fytyrës dhe akuzoi presidentin rus Vladimir Putin për përpjekjen për të qeverisur Rusinë “përgjithmonë” dhe duke u kujdesur vetëm për “kapjen në pushtet”, njofton BBC. 

Ishte paraqitja e parë publike e politikanit të opozitës që nga arrestimi i tij me burg prej 2.5 vjetësh, që shihet si ndëshkim për kritikën e tij të ashpër ndaj Kremlinit.

Navalny foli përmes kamera-videos, që nga greva e urisë e cila zgjati për 24 ditë.

Gjuha e tij ishte aq e fortë sa kurrë më parë.

Putini ishte një “mbret pa rroba”, ka thënë ai, i cili po “plaçkiste njerëzit” dhe po u privonte rusëve një të ardhme. Rusët po “shndërroheshin në skllevër”, sipas Navalnyt.

Gjykatësi refuzoi apelin e Navalnyt kundër një gjobe për shpifjen e një veterani Sovjetik të Luftës së Dytë Botërore i cili ishte shfaqur në një video pro-Kremlinit.