Kandidatja për kryetare të Deçanit nga radhët e PSD-së, Natyra Kuçi, në emisionin “Rubikon” tha se epoka e AAK-së në këtë komunë është kryer.

“Me mua kandidate, dhe me mua kryetare të komunës, Deçani do t’i kthehet qytetarëve, nuk ka me mbet pjesë e dhjetë njerëzve”, u shpreh ajo, transmeton Klankosova.tv.

“AAK-ja ka dhënë çka ka pas me dhënë për Deçan për 25 vjet, ajo u kry, u kry ajo punë, nuk kanë më çka me dhënë. Deçani duket me e ndërru administratën”, u shpreh Kuçi.