Natyra Kuçi e PSD’së i kërkon Kurtit t’i shkarkojë anëtarët e VV’së që thyen rregullat e Qeverisë

Zëdhënësja e PSD-së Natyra Kuçi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar lidhjen me protestën që po mbahet para Kuvendit të Kosovës, kundër rrëzimit të qeverisë Kurti.

Ajo ka kritikuar mbajtjen e protestës duke kërkuar nga Kurti që ti shkarkojë për thyerje të masave disa nga anëtarë e sekretariatit.Qeveria e Kosovës ka marr vendim që qytetarë të mos grumbullohen, si masë parandaluese ndaj Coronavirusit

“Albini eshte mire kete sekretarin me e shkarku, jo per fjale goje, por per budallakine qe i ka qit njerezit ne shesh!”,ka shkruar ajo.

Kujtojmë se sot po mbahet seanca e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.