NATO përmes njoftimi ka thënë se mezi pret të punojë ngushtë me emisarin e posaçëm të ri për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Sipas NATO-s, bashkëpunimi me BE-në është çëlësi për ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin perëndimor.

“Vazhdimi i bashkëpunimit NATO-BE është çelësi për ruajtjen e stabilitetit në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ushtruesja e detyrës së zëdhënëses së NATO-s, Allison Hart.