NATO

NATO: Qëndrimi ynë për integritetin territorial të Ukrainës nuk ka ndryshuar

Aleanca ushtarake e NATO-s ka reaguar pas deklaratës së Stian Jenssen, shefi i shtabit të Sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg, se Ukrainës mund t’i duhet të sakrifikojë territorin në këmbim të anëtarësimit në aleancë.

Një zëdhënës i NATO-s u shpreh se qëndrimi i aleancës për integritetin territorial të Ukrainës nuk ka ndryshuar, shkruan Sky News, transmeton abc news.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme, dhe ne jemi të përkushtuar për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.Qëndrimi i Aleancës është i qartë dhe nuk ka ndryshuar”, tha ai.