NATO jep dritën jeshile për anëtarësimin e mundshëm të Suedisë në korrik

Vendimi për anëtarësimin e  Suedisë në NATO pritet të merret në samitin që do të mbahet në korrik në Vilnius, tha kryeministri norvegjez Jonas Gar Stort.

Kujtojmë se Suedia paraqiti një kërkesë për anëtarësimin në NATO së bashku me Finlandën, e cila u bë zyrtarisht anëtare e aleancës më 4 prill.

Procesi i pranimit të Suedisë, megjithatë, ka hasur në më shumë pengesa pasi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan akuzon Stokholmin se ka strehuar kurdët. Por gjithashtu edhe Hungaria ka kundërshtuar anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Stoltenberg tha në prill se Aleanca do të siguronte që Suedia të ishte vendi i ardhshëm që do të anëtarësohej.