Reuters

NATO i jep vulën shndërrimit të FSK-së në Ushtri: Vendosin autoritetet e Kosovës

Pas votimit të tri projektligjeve që çojnë FSK-në më afër shndërrimit në Ushtri, NATO ka thënë se tani për tani nuk e ka ndërmend t’i largojë forcat nga territori i Kosovës.

“Çdo ndryshim në strukturën, mandatin dhe misionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës vendosin autoritetet e Kosovës”, ka thënë një zyrtar i NATO-s për Reuters.

“NATO mbështet Forcën e Sigurisë së Kosovës në mandatin e saj të tanishëm. Nëse ky mandat evoluon, Këshilli i Atlantikut të Veriut duhet të rishqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s në Kosovë. Nuk mund të parashikojmë vendimet e Këshillit të Atlantikut të Veriut”.