NATO

NATO i bën thirrje Rusisë të japë detaje për sistemin raketor

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka kërkuar Rusisë të japë detaje mbi sistemin e ri të raketave, me të cilin sistem, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë, pretendojnë se është shkelur Marrëveshja për raketat bërthamore me rreze të mesme veprimi.

“Na vjen keq që Rusia nuk i kushtoi vëmendje thirrjeve tona për transparencë në sistemin e raketave”, tha Stoltenberg në takimin e ambasadorëve të NATO-s dhe Rusisë.