NATO i bën thirrje Rusisë që të përtërijë rolin e saj në marrëveshjen e eksportit të grurit

NATO i ka bërë thirrje Rusisë që të përtërijë urgjentisht pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen për eksportin e grurit, pas vendimit të tyre për tërheqjen nga marrëveshja.

Aleanca i ka kërkuar presidentit rus, Vladimir Putinit të rishqyrtojë vendimin e tij për të mundësuar që ushqimi të arrijë tek ata që kanë më shumë nevojë, shkruan Sky News.

“Presidenti Putin duhet të ndalojë së ‘armatosuri’ ushqimin dhe t’i japë fund luftës së tij të paligjshme kundër Ukrainës,” tha zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu.

Kujtojmë se Rusia pezulloi marrëveshjen e ndërmjetësuar nga OKB-ja pasi akuzoi Kievin për kryerjen e një “sulmi terrorist” në një flotë anijesh të Detit të Zi në Krime.