NATO ka reaguar për dronin që u rrëzua në Zagreb mbrëmë.

“Mbrojtja e integruar ajrore dhe raketore e NATO-s ndoqi trajektoren e objektit që përfundimisht u shemb në Zagreb. Autoritetet kroate kanë njoftuar se po hetojnë incidentin,” është thënë në një përgjigje për mediumin Vecernji List.

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq tha se droni i rrëzuar është prodhim i Rusisë por nuk ka konfirmuar nëse ishte në posedim të Rusisë apo Ukrainës.

Në anën tjetër Ukraina ka mohuar se bëhet fjalë për një dron ushtarak në pronësi të tyre.