“Mbrëmja më e zezë në historinë e futbollit serb u kompletua nga përleshjet në tribunat e stadiumit “Rajko Mitić”. Tifozët serbë, gra, fëmijë dhe burra, u rrahën nga një grup banditësh që cilësoheshin si njerëzit të presidentit serb Aleksandër Vuçiq”.
Kështu shkruajnë mediat serbe duke e përshkruar situatën si një mbrëmje tmerri në ndeshjen mes Serbisë dhe Spanjës e zhvilluar në Beograd.
Fyerjet ndaj Presidentit të Serbisë pasuan menjëherë pasi të gjithë 40,000 njerëzit shprehën qartë mendimin e tyre për ngjarjet e fundit në vend.
Udhëheqësi i grupit, me një tatuazh në krah, i veshur me një bluzë të zezë, i rrahu të gjithë me radhë dhe në fund bëri një “pssst” me gisht. Kjo mund të shihet edhe në pamjet nga stadiumi “Rajko Mitić”.







