Mitrovicë

Natë e qetë dhe pa të lënduar gjatë ndërrimit të moteve në Mitrovicë

Drejtori i QKMF-së në Mitrovicë, Fevzi Sylejmani, tha se nuk është shënuar ndonjë rast me lëndime gjatë përdorimit të mjeteve piroteknike.

“Ka qenë natë e qetë dhe pa ndonjë incident apo të lënduar sa i përket festimeve me mjete piroteknike. Asnjë rast nuk është lajmëruar gjatë natës së mbrëmshme te ne në lidhje me këtë çështje”, ka thënë Sylejmani për KP, , duke shtuar se ka pasur disa raste tjera, siç ndodhë zakonisht, por që nuk ndërlidhen me festën.