Nasim Haradinaj refuzon të paraqitet në seancë, avokati i tij deklaron se ai është i pafajshëm

Në Hagë ka filluar seanca ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Seanca ishte planifikuar të nis në ora 15:00, por që ka nisur me 45 minuta vonesë.

Nasim Haradinaj ka refuzuar të paraqitet në seancë, ndërsa avokati i tij mbrojtës tha se deklarohet i pafajshëm në emër të tij për të gjitha aktakuzat.

Pjesa e dytë e seancës është duke shërbyer si konferencë e parë për ecurinë e çështjes.

Kujtojmë se më 11 dhjetor 2020, Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës konfirmoi aktakuzën e parashtruar më 30 tetor 2020 nga Prokurori i Specializuar kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.