“Nasim Haradinaj është sot në burg si rezultat i këshillave të Tomë Gashit”

Gazetarja dhe prezantuesja, Edlira Qefalija, ka thënë se nënkryetari i OVL të UÇK’së, Nasim Haradinaj, është në burg si pasojë e këshillave të gabuara.

Qefalija thotë se Haradinaj është në burg si rezultat i këshillave të avokatit Tomë Gashi.

“Nasim Haradinaj është sot në burg si rezultat i këshillave të Tomë Gashit”, ka thënë ajo në Klan Kosova.

Nasim Haradinaj ishte arrestuar në një aksion të policisë së Speciales në Prishtinë.

Ai është arrestuar me arsyetim se ka publikuar materiale të ndjeshme të paautorizuara me të cilat u ka rrezikuar sigurinë dëshmitarëve. Së bashku me të është arrestuar edhe kryetari i OVL të UÇK’së, Hysni Gucati.

Qefalija është gruaja e gazetarit Milam Zeka.