Nënkryetari

Nasim Haradinaj e lidh bastisjen e EULEX-it me gazetarin Vehbi Kajtazi

Nënkryetari i organzitatës së veteranëve, Nasim Haradinaj aksionin e sotëm të EULEX-it e ka lidhur me gazetarin Vehbi Kajtazi.

Në një prononcim përExpress, Haradinaj tha se nëse e gjithë kjo është vetëm një kontroll, atëher prapa këtij aksioni ka qenë Vehbi Kajtazi.

“Përshpejtimi i kësaj unë mendoj se ka qenë Vehbia. Vehbia eshte njëri ndër bashkëpunëtorët. Pasi ai dje më tha se po të isha unë prokuror, ti do të ishe atje”, tha Haradinaj.

Ai bëri të ditur se nuk ka informacione se çka po ndodh brenda, pasi telefonat janë mbyllur dhe nuk po lejohen telefonatat.

Ai tregoi se e ka telefonuar avokatin Tomë Gashi, pasi ata që ishin prezent nuk kanë pasur të drejtë të telefonojnë.

Kjo deklaratë vjen pas një përplasje që ka pasur sekretari i OVL-UÇK-së dje në një emision televiziv.

Një ditë pas arrestimit dhe të konfirmimit të aktakuzës për Sali Mustafën, zyrtarët e EULEX-it kanë zbarkuar sot në zyrat e veteranëve të UÇK-së.

Sipas informacioneve të raportuara në media, aty po zhvillohet një aksion, ku pritet të ketë edhe arrestime.