Naser Shala zgjedhet drejtor i Agjencisë për Verifikim të Pronës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur Naser Shalën drejtor të sekretariatit ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, ndërsa kanë votuar edhe për zëvendësdrejtorin e kësaj agjencie.

Derisa Shala arriti të marrë 50 votat e nevojshme për pozitën e drejtorit në AKVP, duke lënë pas vetes Flire Kikën, e cila mori 22 vota, këtë nuk e arritën dy kandidatët tjerë për pozitën e zëvendësdrejtorit.

Kjo ka çuar në përsëritje të konkursit për zëvendësdrejtor të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.