Naser Sahiti zgjedhet rektor i UP-së

Profesori i Fakultetit të inxhinierisë mekanike, Naser Sahiti është zgjedhur rektor i Universitetit të Prishtinës. Ai ka marrë 7 vota, kandidati Faton Berisha 2 vota dhe kandidati tjeter Blerim Rexha, asnjë votë.

Sipas statutit të UP-së, mandati i rektorit është 4 vjeçar.

Kryetari i bordit të UP-së, Ujkan Bajra ka thënë se procesi ka shkuar mirë dhe nuk ka pasur ndonjë ndikim nga jashtë në përzgjedhjen e rektorit.